Deputeti Veton Berisha

Deputeti Denoncon Blerje të Votave nga Komuniteti Egjiptian

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, denoncoi fenomenin e blerjes së votave nga pjesëtarë të komunitetit që ai përfaqëson.

Gjatë seancës së sotme, Veton Berisha tha se është dëshmitar i rasteve të tilla.

“Jam dëshmitar i shumë shantazheve, i shumë blerjeve të votave… dhe kjo ka ndodhur nga të gjitha partitë shqiptare e të komuniteteve pa asnjë dallim”, tha Berisha.

Ai tha se me 8 mijë banorë egjiptian në komunën e Gjakovës dhe afërsisht aq në atë të Pejës, komuniteti që ai përfaqëson ka mbetur pa asnjë përfaqësues në asambletë respektive komunale.

“Policia e prokuroria duhet të jenë afër tyre në ditën e zgjedhjeve”, tha deputeti Veton Berisha.