Dënohet banda e kokainës në Britani; ja roli i dy shqiptarëve

Autoritetet gjyqësore në Britani kanë dënuar një bandë prej 11 personash që merrej me trafikun e kokainës, ku mes të dënuarve janë edhe dy shtetas shqiptarë.

Bëhet fjalë për shtetasit Granit Nanushi, i cili u dënua me 8 vjet burg dhe dhe Orsid Cela me 3 vite burg.

Të dy kishin rolin e korrierit në këtë bandë. Siç raporton BBC, të dënuarit janë tregtarët më të mëdhenj të drogës në Gloucester.

Policia nisi një hetim në fillim të vitit të kaluar.

Detektivët thanë se u deshën gjashtë muaj për të mbledhur prova të mjaftueshme për të arrestuar dhe dënuar anëtarët e bandës.

Andrew Venna është anëtari i bandës, i cili u dënua me 12 vite burg. Ai urdhëronte furnizimin me kokainë në Londër.

Roli i shqiptarëve Korrierët Granit Nanushi dhe Orsid Cela ishin përgjegjës për udhëtimet drejt Gloucester-it.

Ata takonin Matthew Cornwall në pika të ndryshme. Më pas droga i dërgohej Edward Bell, i cili testonte cilësinë e drogës para se të bëhej pagesa.

Anëtarët e bandës

Matthew Cornwall, 34 vjeç, u dënua me 10 vjet burg

Andrew Venna, 34 vjeç, u dënua me 12 vjet e 9 muaj burg

Granit Nanushi, 39 vjeç, u dënua me 8 vjet burg

Orsid Cela, 28 vjeç, u dënua me 3 vjet burg

James Dawkins, 39 vjeç, u dënua me 6 vjet e 9 muaj burg

Aaron Baker, 31 vjeç, u dënua me 1 vit e 3 muaj burg

Daniel Payne, 22 vjeç, u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg

Edward Bell, 44 vjeç, u dënua me 3 vjet burg

Ryan Reese, 24 vjeç, u dënua me 21 muaj burg

Paul Reeves, 27 vjeç, u dënua me 4 vjet burg dhe

Leroy Slater, 39 vjeç, u dënua me 9 vjet e 2 muaj burg.