Dëmtohet objekti fetar në Vushtrri

Një person i komunitetit serb ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt fetar.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Gojbulë, në  Vushtrri ditëve të fundit.

Të panjohurit në objektin fetar kanë marrë para të imta dinarë në vlerë deri në 10 euro.

Policia ka thënë se në objektin fetar është dëmtuar dera e hyrjes ndërsa nuk kanë njoftuar nëse ndonjë person është identifikuar.