Dëmtimi i produktit "TE PEMA", Foto: Facebook/TE PEMA

Dëmtohet inovacioni për pastrimin e ajrit i ndërtuar nga studentët

“TE PEMA” (Teknologji dhe Ekologji Pema) ka njoftuar se produkti për pastrimin e ajrit i vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” është dëmtuar.

“Me keqardhje ju informojmë se “TE Pema” nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e saj të re, po ashtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta ruani dhe ta vlerësoni sepse ështe produkt i vendit dhe është në dobinë e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e “TE PEMA”.

Për dëmtimin e këtij inovacioni të ndërtuar nga studentët e Fakultetit Teknik, dega e inxhinerisë së Ambientit dhe Mekatronikës ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pse me e prish e vandalizu këtë projekt? Këto janë pronë dhe dobi për të gjithë ne”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ditë më parë KALLXO.com kishte raportuar për vendosjen e inovacionit për pastrimin e ajrit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishinë.

https://kallxo.com/inovacioni-per-pastrimin-e-ajrit-nga-studentet-e-fakultetit-teknik/