Del me Armë në Facebook, Policia i Shkon në Shtëpi

Një person nga Strellci i Deçanit e ka marrë vesh dje se duhet të ketë kujdes çfarë publikon në Facebook.

Ai është arrestuar pasi ka dalë me armë në profilin e tij në këtë rrjet social.

Policia ia konfiskuar atij armën dhe disa fishekë.

“Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën –pushkë gjuetie karabinë, një dylbi e armës dhe dy fishek te kalibrit 8X57 mm,” njoftoi policia në raportin 24 orësh.

Pas intervistimit i arrestuari është liruar.

Policia edhe më herët ka arrestuar njerëz që dolën me armë në Facebook, ose shantazhuan nëpërmjet këtij rrjeti.

http://kallxo.com/postoi-foto-ne-facebook-denohet-per-armembajtje/

http://kallxo.com/kerkoi-para-per-tia-hequr-foton-nga-facebook/