Skender Çoçaj, KGJK. Foto: Atdhe Mulla
Çoçaj i KGJK-së: Do t'i Shtohet Stafi Gjykatës Themelore në Prishtinë
Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara për heqjen e regjimit të vizave.
Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se do të rritet numri i bashkëpunëtoreve profesionalë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, meqë këtu është numri më i madh i rasteve.
“Do të shtohen 19 bashkëpunëtorë profesionalë dhe 10 zyrtar ligjorë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha asi.
Çoçaj tha se janë edhe disa rekomandime që BIRN dhe IKS i ka dhënë në raport, të cilat kanë nisë me së zbatuari dhe se për disa janë duke e shikuar bazën ligjore.
“Duhet të shohim a ka bazë ligjore që të bëhet transferimi i lëndëve nëpër gjykata tjera”, tha ai.
Ai shtoi se transferimi i gjyqtarëve është përdorur edhe më herë, në mesin e tyre edhe në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Interneës Kosova, ku është publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit; Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.