‘Ka me t’masakru me gjithë familje’ – Kërcënoi deputeten e PDK-së, i akuzuari pranon fajësinë

Është mbajtur gjykimi në mungesë të të akuzuarit Afrim Bajrami, i cili akuzohet se kanosi deputeten e PDK-së Ariana Musliu Shoshi.

I akuzuari dyshohet se përmes rrjetit social “Facebook” kishte kanosur deputeten e PDK-së.

Sipas aktakuzës, i akuzuari i kishte shkruar deputetes mesazhe kërcënuese me jetë.

“…sa te vije ne pushim… edhe dy muj i ke jete midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje” – janë disa prej fjalëve të cilat i akuzuari ia kishte shkruar deputetes, Ariana Musliu Shoshi.

I akuzuari Afrim Bajrami nuk ka marrë pjesë në gjykimin për veprimet që i kishte ndërmarrë me 2 maj të këtij viti. Ai u përfaqësua nga avokati i tij, Avdyl Hyseni.

Në gjykatë nuk ishte as deputetja Ariana Musliu Shoshi.

Gjykata njoftoi palët se ka njoftuar palën e akuzuar lidhur me seancën e cila do mbahet sot, por që i njëjti përsëri nuk prezantoi në seancë, duke dhënë pëlqimin e tij përmes avokatit që gjykimi për të, të vazhdojë në mungesë.

Kjo çështje është duke u gjykuar nga gjykatësi Sabit Sadikaj.

Avokati i të akuzuarit deklaroi në gjykatë se qëndron në tërësi pranë deklarimeve të dhëna në seancën fillestare të datës 29.07.2023, kur i akuzuari kishte pranuar fajësinë.

Prapa deklarimeve të dhëna në atë seancë u deklarua edhe prokurori i shtetit Eset Rama, por kishte kundërshtime vetëm sa i përket lartësisë së dënimit, duke këruar ashpërsim të dënimit.

Gjykata ka aprovuar kërkesën e avokatit për pranimin e fajësisë nga klienti i tij.

I akuzuari Afrim Bajrami ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 30 ditë burgim efektiv.

Prokurori i shtetit, Eset Rama kishte parashtruar ankesë mbi bazën se vendimi i shkallës së parë përfshihet në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale pasi që nuk ishte përpiluar në përputhje të plotë më ligjin si dhe ankesa ishte paraqitur lidhur me lartësinë e dënimit.

Në këto rrethana prokurori kishte kërkuar që rasti të kthehet në rigjykim ose aktgjykimin e shkallës së parë ta ndryshoj dhe të ashpërsoj dënimin.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit kishte kërkuar që të zbutet dënimi, nga burgimi efektiv në dënim me gjobë.

Sipas vendimit të apelit të datës 12 shtatorit të këtij viti, është aprovuar ankesa e prokurorisë sa i përket përpilimit të aktgjykimit nga gjykata e shkallës së parë, pasi Bajrami ishte i akuzuar për kanosje kurse në aktgjykimin e Themelores i njëjti është dënuar edhe për veprën penale të dhunës në familje, duke u tejkaluar akuza e prokurori.

Gjykata e shkallës së dytë rastin e kishte kthyer në rigjykim.

Kolegji i Apelit përbëhej nga Abdullah Ahmeti, kryetar, Zyhdi Hazri dhe Skender Çoçaj, anëtarë.

Sipas aktakuzës, Afrim Bunjaku më 2 maj të këtij viti rreth orës 19:00, përmes rrjetit social “Facebook”, me dashje dhe me qëllim të frikësimit, e ka kërcënuar seriozisht deputeten Ariana Musliu Shoshi.

“…sa te vijë në pushim… edhe dy muj i ke jetë midis Prishtinës ka met masakrue me gjithë familje 100 përqin kam met pre për sh*** ç*** ata allah ta q*** që të ka martue shko bone ADN-në, e gjon babën q***që të ka pjell ta q*** tokën e nanës që të man ty se qifit yt ni million q*** i qet oj shpiune, shpiune serbo-ruse Allahu të kallt në familje tonë ku të dhem më së shumti mori pro***kralave si ti nuk je votue vorin e nonës ta q*** me pas pak ftyrë nuk ban kështu, 16 mijë i vrau sh*** e t ii përkrah hec cpër serbi… ”.

Sipas prokurorisë, tek dëmtuara është shfaqur ndjenja e frikës, ankthit dhe e pasigurisë për jetën, andaj me këtë i pandehuri ka kryer veprën penale të kanosjes.