Sonte raporti “Përkëdhelja e Korrupsionit”, që përmban analizën e 40 aktgjykimeve dënuese të korrupsionit gjatë vitit 2020

Sonte në “KallxoPernime” në praninë e krerëve të institucioneve të drejtësisë shfaqen të dhënat e raportit të monitorimit nga organizatat “BIRN” dhe “Internews Kosova”.

Raporti i titulluar “Përkëdhelja e Korrupsionit” përmban analizën e 40 aktgjykimeve dënuese të korrupsionit gjatë vitit 2020.

Ky raport tregon për dënimet e ulëta të cilat po shqiptohen në rastet e korrupsionit.

Përpos raportit të monitorimit në këtë emision do të flitet edhe për procesin e vettingut që është bërë tema kryesore dhe më e përfolur në sistemin e drejtësisë.

Emisioni shfaqë edhe momentet e përplasjes së ministres së Drejtësisë me kryetarin e Gjykatës së Apelit dhe Kryeprokurorin i Prokurorisë Speciale Blerim Isfuaj, për emërimin e anëtareve të Komisionit për Provimin e Jurisprudencës.

Në këtë emision do të diskutohet me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryesuesin e KPK-së, Jetish Maloku, Kryesuesin e KGJK-së, Skender Çoçaj, kryetarin e Gjykatës Supreme Enver Peci, kryetarin e Gjykatës së Apelit Hasan Shala dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Emisionin mund ta ndiqni sonte me fillim nga ora 22:00 në RTV Dukagjini dhe direkt në KALLXO.com.