Burim Ramadani, ZV. Ministër i FSK-së

Burim Ramadani Emërohet Zëvendësministër i FSK-së

Eksperti i fushës së sigurisë, Burim Ramadani, është emëruar sot zëvendësministër në Ministrinë e Forëcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Deri më tani, Ramadani ka drejtuar Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Emërimin e tij në postin e zëvendësministrit e ka bërë publik këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

Matoshi në një postim në profilin e tij në “Facebook” ka uruar Ramadanin për emërimin në Ministrinë e “Mbrojtjes”.

Në të kaluarën, Burim Ramadani ka qenë pjesë e AAK-së, me ç’rast ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.