Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, 14 korrik 2021, Foto: KALLXO.com

Pa media, Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së fillon raportimin në komision parlamentar

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pa praninë e mediave ka filluar raportimin  Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Burim Ramadani.

Kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se mbledhjet e këtij komisioni janë të mbyllura për media.

“Të nderuar siç e dini traditën e mbledhjeve të Komisonit tonë, mbledhja është e mbyllur për media. Ju falënderoj për pjesëmarrje dhe ju kërkoj ndjesë që duhet te largoheni prej sallës”, tha ajo.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për ecurinë e mbledhjes së këtij komisionit, në rast se do të ketë deklarime për media.