Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së ftohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar si dëshmitar

Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka njoftuar se Inspektori i Përgjithshëm i saj, Burim Ramadani është ftuar si dëshmitar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sipas njoftimit të AKI-së, në fletëthirrjen e Ramadani thuhet se ai është kërkuar që të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000.

“AKI njofton opinionin publik se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar fletëthirrje për dëshmitar për Inspektorin e Përgjithshëm të AKI, z. Burim Ramadani.Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”, bënë të ditur AKI.

Në njoftim thuhet se ‘Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje’.