Bislimi: Dallaveret më të mëdha janë në Ministrinë e Infrastrukturës

Profesori i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Kosovës analizoi arsyet e nënshkrimit të kontratave publike të dëmshme për Kosovës.

Bislimi duke komentuar kontratën për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinës që po konsiderohet e jashtëligjshme, tha se një lloj skeme e tillë po ndodh shpesh.

“Iniciativa ka ardhur prej qeverisë pa bërë kurfarë analize se çka përfiton qeveria e Kosovës. Kjo është skemë që është ka vepron me kohë në Kosovë. E kemi njëjtë edhe me Telekomin. Të gjitha këto dallavere bëhen në momente tranzitore, ose është qeveria në dorëheqje, bëhet një farë skeme që ti nuk mundesh me e lypë fajtorin”, tha Bislimi.

Ai shtoi se një indikator se ka ‘dallavere’ në Ministrinë e Infrastrukturës është që kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar me ngulm që kjo ministri të udhëhiqet nga partia e tij.

“Dallaveret më të mëdha janë në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha Bislimi.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ në këtë edicion debatoi mbi gjetjet e analizës së Hekuran Muratit për zgjatjen e pistës së aeroportit që sipas tij po i humb miliona shtetit.

Në debatin e organizuar mbi këtë çështje  flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet.

Emisionin “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: