Sejdiu: Po dështojmë në negocimin e kontratave publike

Kontratat e pafavorshme të shtetit me kompani po konsiderohen rezultat i negocimit të dobët nga Qeveria.

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, komentoi kontratën e fundit për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinës.

Ai tha se fillimisht nuk do duhej të kishte asgjë konfidenciale në kontratat publike ku shpenzohet paraja publike.

“E kam theksuar nevojën që klauzolat e konfidencialitetit me u heq, që njëherë e përgjithmonë të gjitha kontratat publike të bëhen me të vërtetë publike dhe me pas qasje të gjithë. A pi përputhen shpenzimet tona me nevojat konkrete që i ka Kosova?”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se aftësia negociuese në këto kontrata është jetësore për të siguruar benefite për shtetin.

“Në momentin që një kontratë apo një pjesë e kontratës është e jashtëligjshme ajo është e pavlefshme. Edhe ne jemi shtet dhe jemi kogja të fortë, tek negocimi i kontratave, aty ne po dështojmë. Ky argumenti na padisin është argument i dobët. Pse të paditë dikush nuk do të thotë se fiton”, tha Sejdiu.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ në këtë edicion debatoi mbi gjetjet e analizës së Hekuran Muratit për zgjatjen e pistës së aeroportit që sipas tij po i humb miliona shtetit.

Në debatin e organizuar mbi këtë çështje  flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet.

Emisionin “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: