Abazi: Kontratat e dëmshme po nënshkruhen me vetëdije

Analisti Haki Abazi konsideron se kontratat e dëmshme për shtetin e Kosovës nuk janë nëshkruar nga mosdija por për qëllime përfitimi.

Duke komentuar një hulumtim mbi kontratën për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinë, Abazi përmendi edhe disa kontrata tjera publike që ai konsideron se janë të dëmshme.

“Nuk është mungesë e njohurisë. Ne jemi tu dashtë mos ta mbrojmë veten. Vullneti politik është i kriminalizuar deri në fund, me vetëdije ne i bëjmë arbitrazhat”, tha Abazi.

Ai shtoi se qeveria e tanishme nuk mund të shfajësohet me faktin që nuk kanë qenë në pushtet në kohën e nënshkrimit të kontratave.

“Këta nihen shumë konfort sepse për 20 vjet janë vjedhë me qindra miliona euro, janë shitur asete të shtetit falë e u ble asphalt shtrejtë”, tha Abazi.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ në këtë edicion debatoi mbi gjetjet e analizës së Hekuran Muratit për zgjatjen e pistës së aeroportit që sipas tij po i humb miliona shtetit.

Në debatin e organizuar mbi këtë çështje  flitet edhe për kontrata tjera që përfunduan me dëme financiare për shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrës në debat janë Hekuran Murati, analist financiar, Besnik Bislimi – VV, Profesor në AUK, Eset Berisha – Ministria Infrastrukturës , Haki Abazi – Instituti i demokracive në zhvillim dhe Korab Sejdiu, Deputet.

Emisionin “Jeta në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: