Joe Biden - Foto: REL/EPA

Biden po e shqyrton kandidimin për president të ShBA-së

Ish- nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë pushimeve të fundvitit do të diskutojë më familjarë nëse do të kandidojë prapë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë burime të afërta me Biden, transmeton AP.

Ata folën në kushte anonimiteti pasi Biden ende po e peshon këtë çështje.

Ky ka qenë një vit me shumë aktivitete për Joe Biden, përfshirë vizitat në 31 shtete, për të përkrahur, aktivitetet e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e nëntorit, por edhe për të promovuar një libër për djalin e tij të ndjerë.

Sipas këtyre burimeve, Biden ka mbajtur disa takime kohëve të fundit me përkrahës të vjetër të tij, për të parë se çfarë mund të duket një fushatë presidenciale e ardhshme.

Ai e deklaroi veten “personi më i kualifikuar në vend për të qenë president” gjatë një paraqitje javën e kaluar në Montana. (REL)