Valon Berisha në fanelën e Lazio-s.

Berisha pas nënshkrimit me Lacion: Ëndrra mu bë realitet

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Valon Berisha sot gjatë ditës ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin e dytë nga Roma, S.S Lazion.

Në deklaratën e parë pas nënshkrimit, Berisha është shprehur i lumtur me kalimin e tij në Lacio.

“Kush do të mendonte që një djal i vogël nga një qytet i vogël i Norvegjisë (Egersund) do të arrij të luaj në një qytet të madh të Italisë (Roma). Ëndrrat janë për tu bërë realitet. Mezi pres të njoftohem me shokët e mi të rijnë të ekipit dhe të startoj me stërvitjet”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Drejtor sportiv në Lacio është ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare.

Berisha tek Lacio do e gjej gardianin e portës së kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.