Zyrtare: Valon Berisha ndërron ekip

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, edhe zyrtarisht është larguar nga Lazio.

Berisha është huazuar te skuadra gjermane Furtuna Dusseldorf për sezonin pranveror.

Mesfushori kosovar prej transferimit të tij te Lazio, nuk ka arritur të bindë trajnerin Simone Inzaghi që të luajë startues pasi u përball edhe me një lëndim që e mbajti për shumë muaj jashtë fushës.