Berisha: Jemi shumë të zhgënjyer, ishte ëndërr e madhe

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur se janë të zhgënjyer pas humbjes nga Maqedonia e Veriut.

Kosova u mposht me rezultat 2-1, nga Maqedonia e Veriut, duke lëshuar mundësinë e artë që të kualifikohet në Kampionatin Europian “Euro 2020”.

Berisha ka thënë se kanë dhënë maksimumin dhe është zhgënjim i madh eliminimi i tyre nga Maqedonia e Veriut.

“Kemi dhënë maksimumin, por duhet të mësojmë nga ky rast. Keq që s’mësuam nga rasti me Çekinë. Sot s’mundëm t’ia dalim. Zhgënjimi është i madh. Ky është futboll, mund të jetë nganjëherë shumë i mirë e nganjëherë shumë keq. E ndjej veten shumë keq. Ka qenë ëndërr e madhe. Ka qenë mundësi e mirë. Jo që ata e merituan më shumë, por çfarë të bëjmë, është humbur një ëndërr e madhe”, ka deklaruar ai.