Foto: Valon Berisha/Facebook

Valon Berisha: Nesër do të japim 100% që të fitojmë ndaj Çekisë

Kombëtarja e Kosovës sot e mban stërvitjen e fundit në stadiumin “Doosan Arena” në Plezen para ndeshjes ndaj Çekisë që e luan nesër prej orës 20:45.

Në konferencë për media ka folur mesfushori i Lazios, Valon Berisha.

Berisha ka thënë se do të japin maksimumin për Kosovën. Ai ka thënë se është i gatshëm gjithmonë që të luaj për vendin e vet.

“Do të japim maksimumin për Kosovën. Trajneri do të vendos për formacionin, por kemi pasur lëndime në skuadër dhe nesër do të japim 100% që të fitojmë. Unë gjithmonë jam i gatshëm, nuk e kam atë problem. Kur jam në Kosovë, unë punoj që të jem i gatshëm dhe të jap maksimumin për skuadrën”, ka thënë fillimisht Valon Berisha.

Mesufshori i “Dardanëve” e cilëson këtë ndeshje si finale për Kosovën.

“Kemi fituar në shtëpi dhe jemi në dijeni se kjo është në finale. Do të shpresojmë që të fitojmë edhe ndaj Anglisë dhe ta bëjmë krenar të gjithë Kosovën dhe të luajmë në Kampionatin Evropian. Do të jetë një lojë më shumë fizike, por duhet të jemi të përgatitur për të gjitha dhe të fitojmë”, ka shtuar mesfushori i Kosovës.