Valon Berisha: Sot nuk bëmë lojë të mirë

Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha në prononcimin për RTK pas ndeshjes me Greqinë, e pranon se skuadra jonë nuk bëri paraqitje të mirë në duel me grekët.

Kosova sonte u mund nga Greqia (1-2). Berisha thotë se nuk ka shqetësim për lojën kundër Maqedonisë së Veriut në muajin tetor.

“Normal nga fillimi kemi munduar që do ta dalim më mirë. Në fillim pësuam gol shpejtë. Në pjesën e parë kemi pas dy raste, në pjesën e dytë krijuam raste, bëmë presion por nuk e gjetëm mënyrë që të shënojmë gol. Bernardi hyri në lojë shënoi gol, por sonte nuk bëmë lojë të mirë”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se nuk ka shqetësim për lojën kundër Maqedonisë së Veriut, sepse sipas tij, “shumë lojtarë ende nuk e kanë gjetur formën më të mirë”.