Bala: Po, Ka Pasur Ngacmime të Vajzave në Vetëvendosje

Aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Bala, ka reaguar lidhur me lajmin se në këtë subjekt politik ka pasur ngacmime të natyrës gjinore.

Në një postim në profilin e saj në “Facebook”, Bala nuk e ka mohuar se ka pasur ngacmime të vajzave, por nuk ka qenë kulturë e përgjithshme as e pranueshme dhe këto veprime janë bërë nga një numër i vogël personash.

Reagimi i Nazlie Balës vjen pas debatit që shpërtheu pas dyshimeve të ngritura nga i pari i partisë, Albin Kurti, për ngacmime në baza gjinore ndaj vajzave e grave në VV.

“Kemi rastin ku vjen një vajzë në Vetëvendosje, vjen një herë, vjen dy herë, aty ka disa burra që u lëshojnë fjalë, edhe nuk vijnë më”, ka thënë Kurti gjatë një interviste për emisionin “Jeta në Kosovë” e cila e plotë transmetohet sonte në orën 20:40 në RTK.

Ky është postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Nazlie Balës rreth kësaj çështjeje:

“Ne shoqerite patriarkale, ku bejme pjese edhe ne, ekziston nje kulture sipas se ciles vajza e gruaja nese thote “po” akuzohet si e pamoralshme, e nese thote “jo” akuzohet si konservatore dhe e prapambetur. Kjo eshte shume ofenduese, sepse vajzat e grate, te pakten brenda nje Levizje emancipuese, duhet te shihen si te zonjat e vetes, jo si prone e dikujt.

Ka pasur ngacmime, kjo nuk ka qene kulture e pergjithshme as e pranueshme, por ka ndodhur fshehur, prej nje numri te vogel personash. Keto ngacmime i kemi marre vesh nga ankesat e vajzave te perfshira drejtperdrejt.

Ngacmimet me shpesh nuk kane qene te drejtpedrejta, por pershembull e kane pasur natyren e paragjykimit apo te mospranimit te refuzimit, psh nese nje vajze nuk e ka pranu ftesen e perseritur dhe kembengulese per te dale ne mbremje per birra, ajo pastaj eshte etiketuar dhe eshte larguar. Por ka patur edhe raste te drejtperdrejta.

Ne kemi hasur ne pengesa me adresimin e ketyre ceshtjeve me perpara, per shkak se vendimet ne SP pergjithesisht jane marre me vendim direkt te ish sekretarit. Une nuk di asnje rast ne Levizje, jo vetem ne lidhje me kete problem, qe te jete bere dicka ndryshe nga cka ka vendosur ai.

Kerkesa per te folur me emra konkrete eshte kerkese per thellim te abuzimit. Me emra konkrete mund te flasin vetem personat qe jane ndjere te abuzuar, eshte vendimi i tyre. Per mendimin tim ato e kane bere nje veprim te guximshem duke adresuar ngacmimet ne Levizje, dhe Levizja duhet te marre masa.

Edhe nje here kemi per detyre te tregojme se jemi ndryshe nga te tjeret – pikerisht duke marre masa dhe duke i adresu keto shqetesime.”