Nazlie Bala: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë përpara para se të dërgohet në spital

Këshilltarja e Ministres së Drejtësisë, Nazlie Balaj në një intervistë për ATV ka deklaruar se sipas informacioneve që kanë në Ministrinë e Drejtësisë, 18 vjeçarja nga Ferizaj ka vdekur 24 orë para se të dërgohen në spitalin e Ferizjat.

Balaj, në emisionin “DIREKT” në ATV tha se rasti i Marigonës është rast politraumë.

“Sipas informatave që ne i kemi si Ministri e Drejtësisë, në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, rasti i Marigonës është rast politraumë, ku për dy ditë radhazi sipas gjithmonë informacioneve është ushtruar dhunë dhe që e ndjera ka vdekur 24 orë përpara para se të dërgohet nga të dy të dyshuarit në spitalin e Ferizajit”, tha Balaj.

Ndryshe ajo tha se Prokuroria dhe Gjykata në Ferizaj kanë qenë skandaloze.

“Ndaj, Gjykatësi duhet të ketë kujdes me kësi deklarata skandaloze pa u mbyll rasti dhe pa u mbyllur hetimet“, u shpreh ajo.

Të dielën një vajzë 18 vjeçare ishte dërguar pa shenja jetë në emergjencën e spitalit të Ferizajt.

Ndërsa i dyshuari Dardan Krivaqa u arrestua sot nga Policia e Kosovës gjatë ditës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt ku që nga dita e diele ka qenë i arratisur dhe i kërkuar nga Policia e Kosovës.