Nazlie Bala: Do të deponoj padi ndaj ish-kryeshefit te AAPSK-së, Rrahim Rama

Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të deponojë padi ndaj ish-drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Rama.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme, në një intervistë dhënë për T7, kishte deklaruar se familjarë të Nazlie Balës kanë laborator të drogës dhe se të njëjtin e ka sekuestruar Agjencia të cilin e drejtonte ai deri para pak ditësh.

Këto pretendime Bala i ka quajtur shpifje.

“Ish drejtori i Agjencisë për Administrimin e pasurisë të konfiskuar dhe sekuestruar, z.Rrahim Rama, në një televizion paska bërë disa shpifje në drejtim timin si këshilltare e Ministres së Drejtësisë. Njëra nga këto ishte se në shtëpinë time paska qenë ndonjë laborator droge”, ka shkruar Bala në Facebook.

“Deri në fund të javës, do të deponoj padi për shpifje kundër të njëjtit”, ka shkruar tutje ai.