Avdullah Hoti krahason shpenzimet e Mustafës dhe Haradinajt për festën e pavarësisë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka krahasuar shpenzimet e qeverisë së kaluar më qeverinë e tashme për përvjetorët e Pavarësisë, duke pretenduar se në 2017 Qeveria kishte shpenzuar shumë herë më pak, për aktivitete gati se të ngjashme.

Ndonëse në Qeverinë e Isa Mustafës, ku Avdullah Hoti ishte ministër i Financave ishin shpenzuar 70 mijë euro apo 430 mijë euro më pak se sa organizimi i këtij viti.

Mirëpo Hoti nuk ka treguar se prej nga janë marrë këto të dhëna që i ka publikuar përmes një grafike në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu në grafikën e publikuar nga Hoti, në 2017 organizimi për 9 vjetorin e pavarësisë kishte zgjatur 3 ditë, duke nisur nga 15 shkurti deri më 17 shkurt. Ndërsa në 11 vjetorin e Pavarësisë, në Qeverinë Haradinaj organizimi kishte zgjatur vetëm dy ditë, më 16 dhe 17 shkurt.

Në këtë grafikë të publikuar nga Hoti, aktivitetet kanë qenë pothuajse të ngjashme.

Megjithëse në 2017 nuk ka pasur parakalim të FSK-së, ndërsa këtë vit po.

Në 2017 është mbajtur turniri tradicional në futsall, ndërsa këtë vit jo si dhe disa aktivitete tjera që janë gati janë të ngjashme.

Shpenzimet per organizimin e festes se pavaresise sipas Avdullah Hotit Foto: Avdullah Hoti