Alternativa

Aletrantiva ia numëron dështimet e qeverisë Haradinaj

“Në vitin e “ekonomisë” në 11 vjetorin e pavarësisë, Qeveria Haradinaj, po mbulon secilën shkelje të mundshme me vendimin e taksës dhe me ikjen nga përgjegjësia që nga fillimi i mandatit të tij për dialogun me Serbinë”, kështu ka deklaruar Mimoza Kusari – Lila nga Alternativa

Sipas saj çdo javë qeverisje e kësaj Qeverie ka shënuar nga një shkelje, zhvatje të buxhetit të shtetit, mungesë të përgjegjësisë institucionale dhe shtetërore si dhe konfirmim të mungesës së çfarëdo ideje apo vizioni për Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe me integritet.

“Çuditërisht, krejt të cilat synohen t’i atribuohen Qeverisë si sukses, apo planet të cilat i zhvillon për ekonominë, veprimet dhe rezultatet në terren e tregojnë të kundërtën. Gati pa përjashtim, çdo vendim dhe veprim i Qeverisë Haradinaj, ka dëmtuar dhe synon të dëmtojë interesin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe sektorit privat në Kosovë”, ka thënë Kusari- Lila.

Ngecjet e Kosovës në këto 11 vjet shtet sipas Alternativës:

  1. Ligji i Pagave: u nisë në këmbë të gabuar më vendimin e jashtëligjshëm të Qeverisë për rritje të pagave për Kryeministrin dhe zyrtarët e saj dhe u vazhdua të punohet në një ligj të pagave të arrnuar me amandamente dhe përjashtime të cilat synohej të ruanin privilegjet e vendimit të jashtëligjshëm deri tek krijimi i pabarazisë në sistem .

Alternativa i ka identifikuar tri procese të gabuara me ligjin e pagave:

  1. Mungesën e konsultimeve dhe debatit publik me sektorin privat – dekurajimin për punësim në sektorin privat (shih grafin e bashkangjitur)
  2. Rrezikimin serioz të buxhetit të shtetit – Asnjë nga vendet e Ballkanit nuk e ka këtë nivel të përqindjes së pagave në buxhetin e shtetit (shih bashkangjitur tabelen)
  3. Mungesën e reformës së Administratës publike – kemi rritje të theksuar të administratës dhe megrim të popullatës jashtë vendit.

Alternativa kërkon mos dekretimin e këtij ligji dhe kthimin e tij në fazën fillëstare. Të hapet debati dhe të trajtohet në aspektin e buxhetit dhe me parametra real ligji i pagave.

  1. Privatizimi: Qeveria Haradinaj, ka prezantuar veten si qeveri e vendimeve të mëdha, ndërsa më së largu sa arriti në madhësinë e vendimeve është të angazhohet në vendosjen e militantëve të vet në pozitat kyqe për kapjen e shtetit. Kjo Qeveri, shkoi aq larg sa edhe në institucione të cilat kishin menaxhment profesional dhe reformë pozitive, u sigurua të vendos njerëz të vet dhe kthejë proceset prapa.

Rasti i Agjencionit të Privatizimit është ai i fundit në të cilin personalisht Kryeministri insisitoi në tërheqjen e menaxhmentit paraprak dhe në vendsjen e ish-Sekretarit të AAK-së në krye të kësaj Agjencie.

Asnjë reformë nuk ndodhi në këtë agjencion ose me këtë proces. Në të kundërtën, komplekset industriale po shiten me shitje klasike, ndërsa po merren vendime për kthimin e tokave bujqësore të klasit të lartë në toka industriale.

Vendimi i gjykatës Ekonomike që ndërmarrja Llamkosi –të likuidohet për 4 mil Euro Borxhe, përderisa vlera e aseteve është të paktën katër herë vlerës së borxheve të ndërmarrjes, është shumë shqetësuae dhe tregon mungesën e strategjisë për zhvillim të mirefilltë industrial.

I njejtë është vendimi për Zonën ekonomike Amerikane në Gjakovë, për të cilën përveq se nuk ka asnjë cent të ndarë në buxhetin e shtetit, për këtë zonë, pozita dhe lokacioni janë në toka bujqësore të klasit të lartë.

Alternativa kërkon, ndalimin e shitjes me privatizim të thjeshtë të Llamkosit. Qeveria e Kosovës të vendos në listën e investimeve strategjike ndërmarrjen dhe në ndërkohë të ndërmerrë të gjitha hapat e nevojshëm për riprogramim të borxhit dhe kthim të pagave të punëtorëve.

Alternativa kërkon aktivizimin e planit të nxjerrjes nga privatizimi i thjeshtë ndërmarrjet: Jatex, Virxhinia dhe Metaliku në Gjakovë dhe vendosjen e zonës ekonomike në këto hapësira industriale. Plani i fizibilitetit të tyre është përfunduar në 2015 e financuar nga BE.

  1. Konflikti i interesit: Kryeministri Haradinaj me bashkëpunëtorë kanë shkelur ligjin me uljen e akcizës së Duhanit të prodhuar në Kosovë, duke favorizuar këshilltarin e tij i cili është me 92% aksione në “Tobacco Premium” kompaninë në Gjilan e cila është e vetmja prodhuese e duhanit apo importuese e duhanit të papërpunuar.

Përveq dëmit në shëndetin publik, shkeljes së dispozitave të Bashkimit Evropian, mundësisë së Kosovës të humb IPA fonde si rezultat i vendimit të gabuar, Kryeministri ka shkelur ligjet:

  1. Ligji për parandalimin e konfliktiti të interesit, neni 9, pika 1.11: 11. të fitojë për vete, personat e afërm dhe të besuar çdo përfitim të padrejtë ekzistues ose të ardhshëm, dhuratë, pjesë në kapital, aksione dhe pasuri nga personat juridikë privatë që përfitojnë kontrata publike, kreditim ose fonde të tjera publike, privatizim të pronës publike, lehtësi nga detyrimet doganore ose tatimore ose që ushtrojnë veprimtari në zona të lira në rastet kur është përfshirë gjatë ushtrimit të funksionit dhe ka ndikuar drejtpërdrejt ose tërthorazi në fitimin e këtyre të drejtave në dobi të tyre;

 

  1. Ligjin për kontrollin e Duhanit, Neni 17, pika 1: Qeveria nuk duhet të punësoje, kontraktojë, apo të angazhojë ndonjë person për të kryer punë ose shërbyer në çfarëdo kapaciteti me përgjegjësi për kontrollin e duhanit, nëse ai person është i angazhuar profesionalisht në idustrinë e duhanit, ose ka punuar aty në dymbëdhjetë muajt e kaluar, ose nëse ai person ka ndonjë konflikt tjetër të interest me përgjegjësitë e pozitës, konstratës, ose shërbimit për kontrollin e duhanit.

 Alternativa i kërkon Agjencisë kundër korrupsionit si agjencion kompetent të fillojë Menjëherë hetimet në konfliktin e interest në vendimin e Kryeministrit dhe personave të angazhuar direkt në detyrë në zyrën e tij.

Në përmbyllje:  Tri rastet e prezentuara janë vetëm disa veprime të fundit, të pamatura dhe të dëmshme për ekonominë e Kosovës, të cilat mbulohen me mbajtjen në fuqi të taksës 100%.

Taksa e cila e ka efektin politik, gradualisht do t’ia humb përparësinë ekonomike, Kosovës ndaj Serbisë.

Qeveria Haradinaj me rritjete eksponenciale të shpenzimeve në të gjitha fushat, e barazon me zero efektin e taksës për qytetarët e vendit.

Në aspektin politik, tanimë kemi arritur në fazën e thuajse izolimit të vendit dhe komunikimit të kushtëzuar të miqëve tanë me udhëheqësit e vendit.

Taksa tani është kthyer në shantazh në mes të partnerëve të koalicionit të cilët as nuk janë të disponimit të rrijnë bashkë dhe as të shkojnë në zgjedhje duke iu frikësuar rezultatit të mundshëm për ta.

Kryeministri Haradinaj dhe partia e tij, taksën 100% nuk e kanë mekanizëm ndaj Serbisë, e kanë mekanizëm të folklorit patriotik dhe slogan për zgjedhjet e radhës.

Nuk është patriotizëm shkatërrimi i shëndetit publik, shkatërrimi i buxhetit, dhënia e privilegjeve personave të afërt e dëmi i interest public. Është tradhti dhe dëm i interesit kombëtar.

Alternativa thërret për caktim të një date të zgjedhjeve të përgjithshme në një periudhë të afërt, ndërsa në ndërkohë Kosova mund të udhëhiqet edhe me Qeveri teknike.