Avdullah Hoti - LDK

Avdullah Hoti kërkon tërheqjen e ligjit për rroga

Shefi  i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka shprehur kundërshtimet e partisë së tij lidhur me Ligjin për Pagat në sektorin publik, pasi që sipas tij, se ky ligj nuk e respekton parimin “pagë e njëjtë për punë të njëjtë”.

Hoti në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, thotë se Qeveria duhet të anuloj vendimin për rritje te pagave për vete, duke e quajtur se ‘paraqet konflikt te interesi’.

“Arsimtaret e shkollës se mesme paguhen sa truproja, i cili përveç pagës merr edhe shtesat për rrezikshmëri. Polici i thjeshte ka koeficient 2, ndërkaq polici i ri 1.0. Ligji le hapësirë për përcaktim te të ardhurave me vendime te organeve te tjera, duke lenë hapësirë qe prape me vendime ekzekutive te krijohen pabarazi ne te ardhura”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Ligji duhet te rishkruhet ne konsultim me te gjithë kategoritë e te punësuarve ne sektorin publik.

“Me nenin 27, ju ruhen pagat e larta te atyre qe për shume vite kane përfituar shumëfish me shume se vartësit e tyre ose te punësuarit e tjerë. Kjo bie ndesh me qëllimin e këtij ligji, qe është harmonizimi i pagave ne sektorin publik”, thuhet në postimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kuvendi i Kosovës nesër mban seance plenare me piken e vetme të rendit të ditës, do të jetë buxheti i vitit 2019.

https://kallxo.com/me-2-shkurt-seanca-per-buxhetin-e-vitit-2019-psd-pret-permbushjen-e-kushteve/?fbclid=IwAR0OiP7bzmT3x2AacYZfqy1SXw1Ey21zEl4CtnbXdanUi7nP4pm3yWghdvE

.