Nga një prezantim i ATK-së

ATK Suspendon Zyrtarët e Dyshuar për Korrupsion

Në një komunikatë të lëshuar sot, ATK tha se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK të tre zyrtarëve të saj: dy inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimor, të dyshuar për korrupsion.

“Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për korrupsion do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra korruptive do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës”, thuhet në komunikatë.

ATK u ka shprehur falënderime qytetarëve, mediave, Prokurorisë dhe Policisë së për mbështetjen në luftimin e kësaj dukurie.

“Mbesim me shpresë se do të vazhdojmë bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, dhe të gjitha veprimet tona të kenë për qëllim ruajtjen e imazhit të ATK-së”, thuhet në komunikatë.

Në javët e kaluara, emisioni “Jeta në Kosovë” ka transmetuar trilogjinë e titulluar Vjedhja e Prganizuar Tatimore. Në këtë emision, kallxuesi Murat Mehmeti, inspektor në ATK, ka treguar se si janë firmat fantome duke iu shmangur tatimeve ,kanë vjedhur një shumë rreth 25 milionë euro.

Mehmeti ka thënë se pasi kishte nisur hetimin e këtij skandali, ishte përballur me presione të shumta brenda ATK-së.

Vjedhja e Organizuar Tatimore

Vjedhja e Organizuar Tatimore 2

Vjedhja e Organizuar Tatimore 3