Safet Kamberi, LDK, Mitrovicë. Foto: Kallxo.com

Asambleja e Mitrovicës bëhet me kryetar të ri

Asambleja komunale e Mitrovicës u bë sot me kryetar të ri.

Anëtarët e kësaj asambleje zgjodhën Safet Kamberin e LDK-së në krye të këtij institucioni, dy javë pas shkarkimit të Jeton Ujkanit të AAK-së nga kjo pozitë.

Kamberi u zgjodh me 19 vota të asambleistëve.

Nga gjithsej 32 asambleistë sa ishin të pranishëm në mbledhjen e kuvendit komunal, 19 prej tyre e mbështetën zgjedhjen e Kamberit ndërsa 13 prej tyre votuan kundër.

Safet Kamberi ishte kandidati i vetëm i propozuar për kryesues.

https://kallxo.com/shkarkohet-kryesuesi-i-kuvendit-komunal-ne-mitrovice/

Në zgjedhjet e vitit 2017, Kamberi ishte kandidat i LDK-së për kryetar të komunës.

Ndërsa PDK në Mitrovicë është shprehur e pakënaqur me zgjedhjen e Safet Kamberit për kryesues të kuvendit komunal.

“Me zgjedhjen e Kryesuesit të ri nga LDK, sot u zyrtarizua martesa poligamike ndërmjet AKR-VV-LDK. Triniteti i shkatërrimit të qytetit u krijua. PDK mbetet opozita e vetme konstruktive dhe përfaqësuese dinjitoze e popullit të Mitrovicës “, ka thënë Donjet Bislimi asambleist i PDK-së, për Kallxo.com.