Foto: Ilustrim

Arrestohet Pasi Gjuajti me Armë në Aheng Familjar

Një person është arrestuar për gjuajtje me armë.

Me anë të raportit policor, është njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Hajvali një person është arrestuar pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku më pas në cilësinë e provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja.

I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me dy karikator të zbrazët.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari i dërgohet në mbajtje.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Zëvendës kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, është xhiruar duke gjuajtur me armë në një aheng pas lirimit nga akuzat për korrupsion të kolegut të tij në qeveri, Fatmir Limaj.

Policia kishte thënë se ka nisur hetimet pas publikimit të videos, por askush nga ata që kanë shtënë në këtë aheng nuk është arrestuar.

http://kallxo.com/po-hetohet-videoja-ku-lushtaku-e-gashi-shtijne-arme/

Dardan Gashi i kishte mbijetuar një mocioni parlamentar për shkarkim pas kësaj ngjarjeje.

http://kallxo.com/dardan-gashi-mbijeton-mocionit-per-gjuajtje-arme-zjarri/

http://kallxo.com/konjufca-ramushit-ti-gjuan-mire-po-nga-dardan-gashi-duhet-evakuim/