Nol Nushi, Vetëvendosje

Arrestohet një Aktivist i Vetëvendosjes

 

Një aktivist i Vetëvendosjes është arrestuar rreth orës 23 në Prishtinë.

Nol Nushi është arrestuar nga Policia në një lokal në lagjen Bregu i Diellit, afër shkollës fillore “Ismail Qemali”.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.

Krasniqi tha se operacioni i arrestimit të Nushit është drejtuar nga komandanti i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, Driton Imeri.

“Policët civilë të prirë nga Driton Imeri sapo kanë arrestuar Koordinatorin e Sekretariateve të Vetëvendosjes, Nol Nushi”, tha Frashër Krasniqi.