Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Hajvali i dyshuari për kanosje përmes telefonit

Policia e Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit në fshatin Halvali të Komunës së Prishtinës një person ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar .

Sipas Policisë, motivi i incidentit është një kontest pronësor që viktima kishte me të dyshuarin.

I dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit i është cktuar ndalimi policor.