Hajvali, gjuan me armë në aheng, policia sekuestron dy armë

Sot rreth orës 00:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Sipas policisë, gjuajtja ka ndodhur në një aheng familjarë ku edhe është identifikuar personi i dyshuar.

Të dyshuarit K. G. i janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarin; -K. G., 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe ka sekuestruar dy armë zjarri për të cilat ka poseduar leje”- thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia thekson se i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim i armës’.