Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Raportohet në Polici zhdukja e një burri

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten më 6 korrik, një grua ka raportuar për zhdukjen e një personi në Hajvali.

Gruaja në fjalë ka raportuar se më 11 qershor 2023, një burrë është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.

Policia ka thënë se rasti është iniciuar si person i zhdukur dhe ka kaluar në procedurë hetimore.