Arrestohet i Dyshuari për Kontrabandim Me Migrantë
30.4.2016 - 17:25
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari kishte dalë ta priste këtë familje në Aeroportin e Prishtinës.
Arrestimin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, i cili nuk dha më shumë informacione për rastin.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Për kontrabandimin e shtetasve të Turqisë nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës është duke u zhvilluar edhe një proces gjyqësor.
http://kallxo.com/shtetasja-turke-lejomeni-te-kthehem-ne-vendin-tim/