Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Keqpërdorim të Besimit

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar B.Ll, i moshës 48-vjeç, pasi që dyshohet se ka keqpërdorur besimin në cilësinë e bashkëpronarit të fabrikës për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Liridoni”, në fshatin Babush.

Policia njofton se arrestimi është kryer pas pranimit të një informacioni sipas të cilit në këtë fabrikë janë vjedhur pajisje dhe makina në vlerë prej 70 mijë euro.

Sipas palës së dëmtuar, N.B., që kishte paraqitur rastin, makinat janë vjedhur nga dera kryesore e objektit dhe janë ngarkuar me pirunarin e fabrikës.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit informohen se fabrika është në bashkëpronësi të dy personave: N. B.,  cili e kishte paraqitur rastin,  dhe të arrestuarit, B.Ll.

Pas hetimeve përmes rrugëve operative të  hetuesve të  Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, ka rezultuar se rasti i raportuar si vjedhje e rëndë të jetë keqpërdorim i besimit.

I intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, B.Ll. në prezencë të avokatit mbrojtës deklaroi se në emër të shlyerjes së borxhit prej 10 mijë eurosh, makinat ia kishte dërguar personit F.D., i cili e ka pranuar se i ka marrë makinat.

Ndërkohë që hetuesit janë duke punuar edhe në zbardhjen e hollësive të tjera lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari, B. Ll. të dërgohet në mbajtje për 48 orë.