Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari i dytë për plagosjen e dyfishtë në Ferizaj

Është arrestuar i dyshuari i dytë për plagosjen e dy personave më 26.04.2024 në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

28-vjeçari, Sh.K është arrestuar më 16.05.2024 rreth orës 20:40 nga hetuesit rajonalë.

Policia njofton se ai është intervistuar në prani të avokatit dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit, hetimi është zgjeruar edhe për kapjen e personave të tjerë si të dyshuar të mundshëm për këtë rast.

I dyshuari i parë dhe kryesor, 31-vjeçari A.D. ishte arrestuar dy ditë pas ngjarjes, më 28.04.2024 dhe ishte ndaluar për 48 orë.

Të plagosurit ishin dërguar për trajtim në Ferizaj e më pas ishin transferuar në QKUK në Prishtinë.

“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë mësuar se dy persona ishin plagosur nga një person tjetër, të cilët për ndihmë mjekësore ishin dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj,  e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë transportuar në QKUK-Prishtinë” – thuhet në njoftimin e Policisë referuar ngjarjes.

Rasti është cilësuar si ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’.

Plagosja në Ferizaj, një i dyshuar bie në prangat e policisë