Hoteli në qendër të Sofias në pronësi të kosovarit mirëpret turistët

Hotel Adria në qendër të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofie, në pronësi të biznesmenit kosovar Jakup Bajra, ofron hapësirë komode dhe moderne për të gjithë turistët.

Hotel Adria është i ndërtuar në një pjesë të qetë dhe të gjelbër të kryeqyteti bullgar, afër stacionit ndërkombëtar të autobusëve dhe atij hekurudhor. Qendra e kryeqytetit është në distancë më të vogël se një kilometër prej hotelit. Hoteli siguron parking për të vizitorët e vet. Vendndodhja e përshtatshme e hotelit ofron mundësi të lehtë për të turistët për të vizituar atraksionet historike dhe qendrat tregtare.

Akomodimi në këtë hotel është i rekomandueshëm për të gjithë ata që vizitojnë Sofien. Të gjitha dhomat janë të kompletuara dhe të dizajnuara konform standardeve evropiane. Hoteli ofron disa lloje të dhomave varësisht nga kërkesat dhe shijet e turistëve. Të gjitha dhomat janë të pajisura me Wi-Fi, kondicioner, TV dhe minibar.

Stafi i hotelit është i njohur për mikpritjen dhe shërbimin profesional duke ju siguruar një qëndrim të rehatshëm në hotel.

Hoteli posedon sallë konferencash, qendër fitnesi dhe sauna. Në restorantin e hotelit mund të shijoni një shumëllojshmëri të ushqimeve lokale dhe ndërkombëtare.

Pastërtia në hotel është në nivel të lartë duke ofruar një ambient të këndshëm dhe të sigurt për qëndrimin tuaj.

Vizitoni Hotel Adria dhe përfitoni nga ofertat aktuale gjatë qëndrimit tuaj në kryeqytetin bullgar.