Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tri raste të dhunës në familje raportohen në rajonin e Ferizajt brenda një jave

Tri raste të dhunës në familje u raportuan në Polici, gjatë javës që shkoi (13-19.05.2024) në rajonin e Ferizajt.

Nga këto raste, dy janë raportuar në Ferizaj dhe një në Shtime.

Policia njofton se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vendosur që pas intervistimit, një person ta ndalojë në mbajtje kurse dy të tjerë janë liruar.

Në komunikatën e Policisë u bëhet thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e dhunës në familje.