Foto: Denis Sllovinja, KALLXO.com

Aliu për autostradën që lidh Prishtinën me Merdarën: Po punohet në rrugën aktuale

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu më 21.05.2024 ka folur për autostradën që lidh Prishtinën më Merdarën duke theksuar se po punohet në rrugën aktuale në katër shirita gjerësi.

Kjo pasi sipas tij, pala serbe ka filluar ndërtimin e autostradës në vetëm pesë kilometra.

“Pala tjetër, pra shteti fqinj ka filluar ndërtimin e autostradës vetëm për 5 kilometra, në ndërkohë që distanca jonë deri te autostrada në Nish është 75 kilometra. Pra 75 kilometra është në anën tjetër që do jenë vetëm 5 kilometra autostradë, ndërsa pjesa tjetër me dy dhe tre shirita. Prandaj edhe Kosova e ka shqyrtuar këtë mundësi që të shohim zhvillimet e tej, do të kishte kuptim të ishte autostradë krejt. Por meqë pala andej ka vetëm 5 kilometra autostradë ne po e bëjmë rrugën më katër shirita të gjerë”- ka thënë ai.

Sipas tij, nga ana e Kosovës mbeten edhe 24 kilometra që të arrihet rruga në kufi.

Ndërsa ka thënë se lidhur me korridorin e 10 -të po punojnë që të bëhet kyçja përmes autostradës së Gjilanit.

“Në lidhje me korridorin 10-të dhe kyçje në korridorin 10-të, i cili kalon nga Selaniku në Shkup, Luginë të Preshevës në Nish e Beograd, i cili më pas vazhdon në Vjenë e Budapest jemi duke punu në kyçje përmes autostradës për Gjilan dhe projektin e radhës dhe shumë shpejt të hapim tenderin për punim të autostradës deri të Dheu i Bardhë”- ka thënë Aliu pas mbledhjes së Qeverisë.

Sipas Aliut, i gjithë regjioni do të ketë mundësi të mira të kyçjeve nëpër korridore, duke pas urKosovën si vend tranzit.