Arrestohen pesë persona për fajde, djali i Sabit Gecit në arrati

Janë arrestuar pesë burra, pasi që dyshohen se kanë kryer veprat fajde, detyrim, kanosje dhe krim te organizuar.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë në orën 06:00.

“Në lidhje me veprat nga njësitë relevante policore të asistuara nga Dogana dhe ATK-ja, me urdhëresë të gjykatës në njëmbëdhjetë lokacione janë bastisur- kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse të personave të dyshuar, ku janë gjetur dhe janë konfiskuar si dëshmi”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Sipas policisë janë konfiskuar: 16.000€ para, 5 vetura, një motoçikletë, 10 telefona celularë, një laptop, dy DVR, 12 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër shtëpiza kompjuteri, katër aparate të lojërave të fatit dhe disa dokument.

Pas intervistimit të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

https://kallxo.com/djali-i-sabit-gecit-ne-arrati/

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-djali-i-sabit-gecit-i-dyshuar-per-fajde/

 

.