Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Arrestohen dy të mitur për vjedhje

Dy të mitur janë arrestuar nga policia për vjedhje në Gjilan.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Gjilanit ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar të mitur.

Të miturit dyshohen se kanë kryer disa vjedhje në lokacione të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com edhe më herët shkroi për raste të vjedhjeve nga të miturit.

http://kallxo.com/arrestohen-dy-te-mitur-dyshohen-per-vjedhje-te-pajisjeve-muzikore/

http://kallxo.com/policia-arreston-dy-te-mitur-per-vjedhje/