Foto: Ilustrim

Arrestime për të Shtëna dhe Lëndim

Kacafytja dhe të shtënat bëhen të ditura në raportin 24 orësh të policisë.

Sipas këtij raporti, njëri nga të arrestuarit gjuajti me armë drejt një personi, pas një mosmarrëveshjeje, por fatmirësisht ai nuk u qëllua nga arma e zjarrit.

Megjithatë, i sulmuari me armë pësoi lëndim, pasi u godit me kondak të armës.

Policia ka konfiskuar një armë automatike me 14 fishekë dhe gëzhoja të së njëjtës armë.

I lënduari është trajtuar në spitalin e Gjilanit, ndërsa të dyshuarve për sulmin ndaj tij u është caktuar ndalimi policor.