Pal Lekaj

Apel i ministrit për mërgimtarët: Mos vozitni shpejt!

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj u është drejtuar me një apel mërgimtarëve që e kanë mësyrë Kosovën për festat e fundvitit.

Lekaj u ka bërë thirrje atyre të kenë kujdes në komunikacion.

“Thirrje për kujdes gjatë lëvizjes në komunikacion! Bashkëqytetarë që jetoni e veproni në diasporë. Kosova, e veçanërisht familjet e juaja janë në pritje dhe të gëzuar që ju i vizitoni për festat e fundvitit. Rrugët në Kosovë, shumë nga ato janë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të kalueshme”, thotë Lekaj.

Mirëpo sipas ministrit, prapë kjo nuk nënkupton që diaspora duhet të rrezikojë veten dhe të tjerët në komunikacion, duke vozitur shpejtë.

“Sidomos tani kur jemi në stinën e ftohtë të dimrit, sepse shpejtësia dhe mospërshtatja me kushtet në rrugë po dalin të jenë faktorët kryesorë të aksidentëve, disa nga të cilat edhe me fatalitet, siç ndodhi edhe në aksidentin e fundit, ku humbi jetën një qytetarë, duke e lënë familjen në pikëllim të përjetshëm”, thuhet në apel.

Lekaj thekson se si Ministri do të vazhdojnë që të bëjmë çdo gjë që të kemi rrugë të ndërtuara, të sinjalizuara dhe të mirëmbajtura mirë.

“Duke ju thënë, ejani në vendëlindje, të gëzohemi bashkë, në të njejtën kohë ju bëjmë apel që të respektoni rregullat e komunikacionit sepse familja ju pret!, thuhet në apelin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.