Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci - Foto: Facebook

Ambasadori Lladrovci Kandidat i PDK-së për Kryetar të Drenasit

Partia Demokratike e Kosovës ka caktuar sot kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas një njoftimi të PDK-së, pas diskutimeve në Kryesinë e Degës në Drenas, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli, është vendosur që kandidat për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale që do të mbahen më 4 dhjetor të jetë Ramiz Lladrovci.

Aktualisht, Ramiz Lladrovci mban postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri.

Zgjedhjet për kryetar të Drenasit do të mbahen pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm, Nexhat Demaku, të cilit Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin me tre vjet burg për krime lufte.

Edhe Demaku është anëtar i PDK-së.

http://kallxo.com/jep-doreheqje-kryetari-drenasit-reagon-pdk/