Ilustrim. Foto: Atdhe Mulla

Aktakuzë për Udhëheqësin e Partisë: Ofroi 50 Euro për Një Votë

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. më 26 Maj 2017 rreth orës 15:26 në fshatin Vitomiricë të Pejës, i ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që ta votojë partinë NDS e cila udhëhiqet nga i pandehuri. Ai përmes rrjetit social Facebook i kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim të një shume prej 50 euro si dhe ofrimin e shpenzimeve të rrugës.

I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50 euro në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës penale, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale e cila vihet në barrë.