Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, gjatë numërimit të votave në QNR - Foto: KALLXO.com (Arkiv)

KQZ paguan 647 komisionerët e angazhuar në procesin zgjedhor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë  ditës së sotme është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.

“Transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preliminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Edhe ka kaluar një vit prej zgjedhjeve të fundit në Kosovë shumë komisionerë janë paguar me vonesë për shërbimin e tyre.