Foto-ilustrim

Aktakuzë ndaj të Dyshuarit për Pjesëmarrje në ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.Gj., për shkak të pjesëmarrjes në organizatës terroriste “ISIS”.

“I pandehuri gjatë viteve 2014–2015, duke jetuar në Gjermani, është bërë përkrahës i organizatës terroriste ‘ISIS’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.Gj. është deportuar nga Gjermania në Kosovë, ku pas kthimit në vendlindje ai kishte tentuar t’i bashkëngjitej organizatës terroriste “ISIS”.

“Më datë 11 dhjetor 2015, nga aeroporti i Prishtinës ka udhëtuar për në Turqi, duke u fshehur si anëtar i OJQ-së “LIZA-R”, ashtu që është ndarë nga grupi dhe ka vazhduar për në Siri, duke iu bashkangjitur grupit të shqiptarëve të cilët luftojnë në radhët e organizatës ‘ISIS’”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

I pandehuri A.Gj., sipas prokurorisë, edhe gjatë vitit 2016 ishte arrestuar gjatë kalimit ilegal të kufirit nga Siria për në Turqi.

“Më datë 25 shkurt 2016, me rastin e kalimit ilegal të kufirit dhe hyrjes në Turqi nga Siria është zënë nga autoritetet turke, me ç‘rast është paraqitur si shtetas i Rusisë, Ashab Arsayev, i cili është paraburgosur, kurse më datë 5 shtator 2016 është deportuar për në Kosovë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime sipas Prokurorisë Speciale, i pandehuri A.Gj., ka kryer veprën penale, “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para-policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me masën e paraburgimit të vendosur nga gjykata ndaj këtij të dyshuari.

http://kallxo.com/paraburgim-luftetarit-te-dyshuar-te-isis/

Më 16 nëntor, KALLXO.com raportoi se Policia e Kosovës ka arritur të parandalojë sulme terroriste në Kosovë dhe jashtë saj, sulme të përgatitura nga grupi i personave të arrestuar në fillim të nëntorit.

http://kallxo.com/policia-e-kosoves-parandaloi-sulme-terroriste/

Grupi i arrestuar dyshohet se kishte marrë udhëzime për sulme terroriste nga kreu i luftëtarëve shqiptarë të “ISIS”-it, Lavdrim Muhaxheri.

http://kallxo.com/dalin-para-gjykates-ushtaret-e-lavdrim-muhaxherit/