Sulmi në Moskë, 22.03.2024. Foto: BBC

Paraburgim për të dyshuarit për sulmin terrorist në sallën e koncerteve në Rusi

Katër të dyshuarit në rastin e sulmit në sallën e koncerteve ‘Crocus City’ në Rusi do të jenë në paraburgim deri më 22.05.2024, raporton media amerikane CNN.

Ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, që sipas gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të qytetit të Moskës, sipas Kodit Penal rus dënohet me burgim të përjetshëm.

Tre nga të pandehurit u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të medias TASS.

Të katër janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kishin qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose me viza të skaduara.

Sulmi i së premtes (22.03.2024) la të paktën 137 persona të vdekur. Sulmi është më vdekjeprurësi i Rusisë në dy dekada.

Koha e sulmit, vetëm një javë pas rizgjedhjes së presidentit Putin për një mandat të pestë, nënvizon implikimet e tij të rëndësishme. Ajo paraqet një sfidë për narrativën e një lideri të aftë për të siguruar stabilitet dhe rend.

Në përgjigje të ngjarjes shkatërruese, presidenti rus Vladimir Putin e shpalli të dielën (24.03.2024) si ditë zie kombëtare për viktimat. Ndërkohë, autoritetet i kanë nisur procedurat për identifikimin e të vdekurve, me 62 trupa të identifikuar deri më tani, ndërsa po kryhen ekzaminimet gjenetike për ta përcaktuar identitetin e viktimave të mbetura.

Pas sulmit, Putin u angazhua në diskutime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe presidentin sirian Bashar al-Assad, duke premtuar bashkëpunim të zgjeruar në luftën kundër terrorizmit. 

Pavarësisht nga ashpërsia e incidentit, Ambasada ruse në Uashington nuk raporton asnjë paralajmërim paraprak nga SHBA në lidhje me një sulm të mundshëm. Kjo vjen pasi Putini i shpërfilli paralajmërimet e mëparshme nga ambasada amerikane në Rusi./CNN