Foto Ilustrim

Aktakuzë Lidhur me Vrasjen me Sëpatë

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve lidhur me rastin ku i vdekur nga goditjet me sëpatë mbeti një persona ndërsa ngjarja rezultoi edhe me një plagosje tjetër.

Përmes një njoftimi për media, Prokuroria bënë të ditur se lidhur me këtë ngjarje për vepra të ndryshme po akuzon dy persona.

Kështu, sipas aktakuzës, F. Ll akuzohet për vrasje, sepse më 14 korrik të vitit të shkuar pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën I.G hyn në oborrin e tij dhe merr një sëpatë dhe e godet viktimën në kokë ashtu dhe si pasoj  I.G ndërron jetë.

I akuzuari i dytë, F.G sipas Prokurorisë, me të kuptuar se prindi i tij ka ndërruar jetë, i mllefosur merr një pistoletë dhe niset në drejtim të shtëpisë së të akuzuarit F. Ll shkon, afrohet tek dera e oborrit, fut dorën brenda dhe nga një distancë prej 4-5 metra gjuan disa herë në drejtim të pandehurit F.Ll por nuk arrin ta godasë.

http://kallxo.com/nje-vrare-e-nje-plagosur-ne-peje/

Gjithnjë sipas aktakuzës, F.Ll me qëllim që ta zmbraps sulmin nga vetja nxjerrë një arme dhe me të gjuan 7 herë në drejtim të akuzuarit F.G dhe e godet me tre plumba dhe i njëjti dërgohet në spital urgjentisht.

Me këto veprime, F.Ll sipas aktakuzës ngarkohet për vrasje të mbetur në tentativë në rrethana të mbrojtjes së nevojshme ndërsa F.G akuzohet për vrasje në tentativë.

Në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit bëhet e ditur se Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale të cilat i’u vihen në barrë.

http://kallxo.com/arrestohet-dyshuari-per-vrasjen-ne-peje-2/