Foto: Ilustrim

Aksident në Kanada- 14 të Vdekur

Policia në Kanada ka konfirmuar se 14 persona mbetën të vdekur kur një kamion dhe një autobus që mbante një ekip të vogël të hokejit u përplasën të premten në mbrëmje.

Policia kanadeze konfirmoi se 28 persona ishin në autobus, 14 prej të cilëve vdiqën, duke përfshirë edhe shoferin.

14 të tjerë në bordin e autobusit janë dërguar në spital. Tre prej tyre ende janë në gjendje kritike, transmeton rtv21.tv.

Në një postim në Twitter, kryeministri Justin Trudeau ngushëlloi familjet e të vdekurve.

“Nuk mund ta imagjinoj atë që po kalojnë këta prindër”, shkroi Kryeministri.

Kamioni dhe autobusi u përplasën dje rreth orës 17:00 apo 23:00 sipas orës lokale. Lista e ekipeve të tyre tregon se lojtarët janë të moshës nga 16 deri në 21 vjeç./21Media